Gjiknuri mbledh grupin e punës për ndryshimin e statutit të PS: Riorganizim për zgjedhjet e ardhshme

Shqipëria

Gjiknuri mbledh grupin e punës për ndryshimin e statutit të PS: Riorganizim për zgjedhjet e ardhshme

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 19:45
Damian Gjiknuri

Numri dy i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka mbledhur sot grupin e punës për ndryshime dhe përmirësime në statutin e Partisë Socialiste. Gjiknuri deklaron se diskutimi ka nisur paralelisht për t’u intensifikuar pas përfundimit të analizës së rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Ai thekson se përmirësimet në statut, do të synojnë riorganizimin e strukturave të partisë me synim maksimalizimin e rezultatit elektoral në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare

“Filluam sot procesin e diskutimit në grupin e punës për ndryshime dhe përmirësime në Statutin e Partisë Socialiste. Proces diskutimi i cili po ecën paralelisht dhe do të intensifikohet me përfundimin e analizës së rezultatit të marrë në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Përmirësimet në Statut do të synojnë riorganizimin e strukturave të partisë me synim maksimalizimin e rezultatit elektoral në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare”, shkruan ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat