Zbardhet dëshmia: Babai i Mateos shpëtoi vajzën që rrëmbeu Klodian Çalamani në vitin 2006

Shqipëria

Zbardhet dëshmia: Babai i Mateos shpëtoi vajzën që rrëmbeu Klodian Çalamani në vitin 2006

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 12:29
Klodian Çalamani

Motivi i krimit makabër që ndodhi të martën në fshatin Grecalli të Fierit ende nuk është përcaktuar nga Policia, megjithatë grupi hetimor duket se i është rikthyer ngjarjes së 15 viteve më parë, që po konsiderohet si një pistë e mundshme.

Klodian Çalamani, në atë kohë 23 vjeç, bashkë me Florian Vasiun, në atë kohë 19 vjeç, mbajtën peng, dhunuan dhe keqtrajtuan një vajzë 16-vjeçare.

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e Çalamanit, më datë 9 maj 2006. Autori tjetër i ngjarjes, Florian Vasiu, është xhaxhai i Mateos 8-vjeçar që u vra dy ditë më parë nga 38-vjeçari Çalamani.

Ishte pikërisht babai i të miturit, Ligor Vasiu, që njëkohësisht është edhe vëllai i njërit prej autorëve të krimit të 15 viteve më parë, ai që hyrë në shtëpinë ku vajza mbahej peng për 20 minuta dhe dhunohej.

Ligori e shpëtoi Nertilën 16- vjeçare nga duart e vëllait të tij dhe personit që të martën i vrau të birin e mitur. Ky fakt po konsiderohet nga grupi hetimor si një nga pistat e mundshme, ndonëse kanë kaluar 15 vite nga ajo ngjarje.

DESHMIA E 16- VJEÇARES

Në vendimin nr. 265, datë 06.12.2006 të Gjykatës së Fierit, dhënë nga gjyqtarja Nafije Curri, renditen faktet e ngjarjes dhe dëshmitë. Nga shqyrtimi gjyqësor, Nertila R. ka bërë kallëzim, ku ndër të tjera thotë se shtetasi Klodian Çalamani e ka mbajtur peng në shtëpinë e tij dhe ka nisur ta dhunojë kur motra e tij është larguar nga dhoma. Vajza u është drejtuar dy të pandehurve me fjalët:

“Ç’ju kam bërë, çfarë problem keni me mua?!”.

Ajo ka tentuar sërish të dalë, por Klodiani i është përgjigjur se ajo nuk do të ikte nga aty dhe e ka shtrënguar me njërën dorë në fyt. Floriani e ka kapur për flokësh dhe e ka përplasur në mur me forcë. Sipas dëshmitares, dy të dënuarit e qëllonin me pëllëmbë në fytyrë dhe me shkelma në kurriz dhe këto veprime i shoqëronin me fjalët:

“Kë na ke vënë ti neve për të na rrahur? Ndërkohë, shanin me fjalë të rënda”.

Ajo ka shpjeguar se ka tentuar disa herë të largohej, por dera ishte e mbyllur dhe nuk kishte nga të dilte, pasi dy fqinjët nuk e linin dhe nuk mund të bërtiste, pasi Klodiani i mbante dorën te goja. Pasi i pandehuri Floriani e ka shtyrë dëshmitaren, për pasojë ajo është gjendur në krevatin e mesit të dhomës. Në këtë kohë i pandehuri Floriani i ka thënë Klodianit:

“Lëre se do të ikim, se vjen Policia”.

Por Klodiani ka marrë një shishe birre dhe e ka qëlluar drejt e në kokë Nertilën, e cila ka arritur të ulë kokën dhe e ka shmangur goditjen. Sipas dëshmitares, pas kësaj, Klodiani ka marrë copat e qelqeve dhe ka çarë trupin e tij e fytyrën.E mitura ka pohuar se asnjë prej agresorëve nuk e ka ngacmuar seksualisht dhe nuk ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Por i pandehuri Klodian Çalamani i ka thënë se donte t’i linte një shenjë te gjokset duke e prerë me biçak, por pa e ndërmarrë këtë veprim. Në këtë kohë, në dhomë ka hyrë Ligor Vasiu, vëllai i Florianit, i cili u ka thënë dy të dënuarve që ta lënë të ikë vajzën.

Por Klodiani nuk e ka lëshuar duke e tërhequr nga bluza dhe për pasojë e ka grisur atë. Si pasojë ajo i ka ikur nga duart Klodianit, ndonëse ka mbetur e veshur sipër vetëm me të brendshme dhe me tuta.

mitura SHÇBA reagon në lidhje me deklaratat në media të disa prej banorëve në fshatin Greçalli të Fierit për ngjarjen tragjike të vrasjes së të miturit.

“Pas publikimit në media të disa deklaratave prej banorëve në fshatin Greçalli të Fierit në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së të miturit nga shtetasi i dyshuar Klodian Çalamani, SHÇBA njofton se ka nisur procedurat hetimore mbi veprimet e Policisë Fier në lidhje me denoncimet e kryera ndaj autorit përpara ngjarjes së datës 16.11.2021. SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90”, thuhet në reagimin e Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesat.

Një ankesë të tillë në drejtim të Policisë e kishte edhe nëna e vajzës 16- vjeçare, që u mbajt peng dhe u dhunua nga autori i ngjarjes në vitin 2006.

“Vajzën e kam sëmurë, kurohet në Itali” Rrëfehet nëna e 16-vjeçares që u mbajt peng në 2006

Autori i ngjarjes makabre të dy ditëve më parë në Fier është përfshirë edhe në një incident të ngjashëm rreth 15 vite më parë po në të njëjtin fshat. Një vajzë 16-vjeçare në atë kohë ka përjetuar tmerrin e dhunës së dy fqinjëve të saj, ku njëri prej tyre është Klodian Çalamani, i arrestuar dhe dënuar nga drejtësia.

Rreth 6 vite më vonë, në pranga përfundoi edhe autori i dytë i ngjarjes tronditëse, Florian Vasiu, nga fshati Grecalli, i dënuar po atë vit me katër vjet heqje lirie, për shkak se bashkëpunoi me shokun e tij, Klodian Çalamani, ku morën peng dhe torturuan për 20 minuta një fqinje në moshë të mitur.

Shkak i kësaj ngjarjeje ka qenë ngacmimi i përsëritur i Florianit ndaj vajzës atëherë 16 vjeçe, e cila ndiqte vitin e dytë në gjimnazin “Perikli Ikonomi” në Fier. Një nga pistat dyshuese për vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu është edhe ngjarja e vitit 2006. Florian Vasiu pëlqente vajzën, ndërsa ajo jo, pasi ishte e lidhur me dikë tjetër.

Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe u kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën. Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar Çalamanin dhe Vasiun, të cilët e kanë marrë peng duke e kërcënuar se do t’i shëmtonin pjesë të gor Vasiu, babai i 8-vjeçarit, i cili dje u përcoll për në banesën e fundit.

Vajzën tuaj ka rrëmbyer para 15 vitesh?

Po, po, e kam të sëmurë çupën në Itali.

Çfarë ndodhi atëherë? Ishte në shkollë vajza?

Po, po, ishte në shkollë. E motra e tij e gënjeu. I tha hajde se kemi kështu… Po jo se kam punë… Unë isha te komshia dhe e pa dhe nuk tha që ik me vrap, por vajti i ati i këtij çunit që vdiq sot, sepse edhe vajzën time do ta kishin vrarë!

Vajzën e ka dhunuar kur e ka rrëmbyer?

Po, kur erdhi u shtri dhe më nxori shkumë nga goja.

Çfarë problemesh ka vajza sot?

Me fiksime, pi ilaçe! Nuk do t’i kujtosh asgjë.

Sa vite u burgos atëherë?

Tri vite ai i bëri në fakt. Policia që i lë të lirë i mban dy vjet dhe tre dhe i lëshon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat