Nano tregon se çfarë do të ndodhë në Kuvendin e 11 dhjetorit që ka thirrur Berisha

Shqipëria

Nano tregon se çfarë do të ndodhë në Kuvendin e 11 dhjetorit që ka thirrur Berisha

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 20:39
Sali Berisha

Analisti Mustafa Nano ka komentuar zhvillimet e fundit në PD.

Nano u shpreh se kongresi i datës 11 dhjetor nuk do të jetë një Kuvend që do risjellë garën në atë parti, por do rikthejë Berishën.

“Nuk besoj se do ketë një garë, ndoshta do ketë kandidatë të tjerë, por mund të jenë të rremë teatralë, por ky kongres nuk do sjellë garë në Partinë Demokratike, por Berishën që ka deklaruar se po kandidon për të rimarrë PD. Ai nuk do të promovojë një figurë tjetër.

Ai do të shfrytëzojë dhe simbolikën e 11 dhjetorit në PD duke caktuar atë datë për Kuvendin e tij. Është i vetmi që komunikon me publikun në emër të foltores. Në këtë kuptim besoj se është e qartë, kuvendi i datës 11 dhjetor, nuk është kuvend që do risjellë garën në atë parti, por do rikthejë Berishën”, tha Nano për MCN Tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat