Çipa: Nga këto që shohim Basha do të rrëzohet, por e pret kjo karrige

Shqipëria

Çipa: Nga këto që shohim Basha do të rrëzohet, por e pret kjo karrige

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 01:00
Aleksandër Çipa

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër është shprehur se me shumë gjasa Lulzim Basha do të rrezohet nga kreu i Partisë Demokratike, por ndryshe nga të tjerët ai mendon se Basha nuk do të marrë fund politikisht, pasi ka ndikim te një pjesë e PD-së që është në parlament.

18 dhjetori dobësi e Bashës? Ka pranuar krizën?

Aleksandër Çipa: Unë për të qenë korrekt do të përgjigjem prerë. Po është dobësi kjo që ka bërë. Nuk jep shenja lideri. Kam përshtypjen se ne nuk duhet të mbetemi te një detaj. Ju jeni pjesë e lidershpit të PD-së. Nuk jeni në nivelin lartë të vendimmarrjes sepse nuk ju kanë dhënë mundësinë jo sepse nuk keni dëshirë. Çështja individuale e Berishës, u përdor falë talentit që ka ai, që të dimensionohet si çështje e përplasjes së brendshme. Ka një gjë, partia juaj sot ka një kundërshtar shumë potencial, është dialektika. Ne na mungojnë idetë në debatin tonë.

Sipas të gjitha gjasave duket se do rrëzohet Lulzim Basha. Do ketë një karrige tjetër dhe është karrige politike dhe jo OJQ. Sepse do të këte domience me një kategori të caktuar në Parlament. Kur PD ka qenë në pushtet ka krijuar pushtet mbi kundërshtarin. Berisha e njeh mirë realitetin politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat