U zhduk pas kafes me shokët, vazhdojnë kërkimet për 28-vjeçarin

Shqipëria

U zhduk pas kafes me shokët, vazhdojnë kërkimet për 28-vjeçarin

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 12:01
Sherif Mukaj

Vazhdojnë kërkimet nga Policia në të gjithë vendin për të riun nga Erseka, 28-Vjeçarin Sherif Mukaj, që është zhdukur prej 20 ditësh.

Pas një telefonate nga Shkodra ku thuhej se e kishin parë në një lokal dhe pas fotos së shpërndarë në media, Policia e Konojës në bashkëpunim me atë të Shkodrës kanë  kërkuar edhe në këtë qark dhe mësohet gjithashtu se pas tyre u vunë dhe familjarët e djalit.

Por, pa rezultat. Sipas familjarëve nga kamerat e sigurisë së lokalit ku mendohej të ishte parë djali i tyre, doli se nuk ishte i njëjti person me atë që përshkruhej.

28-vjeçari është parë për herë të fundit në datën 1 nëntor në Ersekë ku ka pirë kafe me shokët e tij.

Sherif Mukaj i datëlindjes 30.04.1993 përpara se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale, kartën e identitet dhe një telefon në shtëpinë e tij ndërsa me vete mbante një tjetër telefon që rezultonte të ishte me sinjal deri në datën 5 nëntor e më pas çdo gjë mbetet enigmë.

Pista nga ana e Policisë është ajo e largimit jashtë shtetit , pasi familjarët në qershor i kishin dërguar 500 mijë lekë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat