Bashkëbisedim me të rinjtë e Akademisë Rinore, Xhaçka: Ridimensionojmë Akademinë Diplomatike

Shqipëria

Bashkëbisedim me të rinjtë e Akademisë Rinore, Xhaçka: Ridimensionojmë Akademinë Diplomatike

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 16:22
Olta Xhaçka

Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë  e Akademisë Rinore mbi diplomacinë dhe brezin e ri.

Sipas saj të investosh tek rinia do të thotë të shfrytëzosh këtë aset për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

“Në Pogradec me të rinjtë  energjikë të Akademisë Rinore, në një bashkëbisedim interesant mbi diplomacinë dhe brezin e ri. Kemi popullsinë nga më të rejat në Evropë. Dhe ky është një aset por njëherësh edhe përgjegjësi e madhe. Sepse të investosh tek rinia do të thotë të shfrytëzosh këtë aset për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.  Në Ministrinë për Evropën dhe punët e Jashtme po punojmë që të hapim rrugë për të rinj e të reja.

Jo vetëm që po skanojmë çdo të ri e të re në MEPJ për të parë se ku janë talentet se ku i kanë pikat e tyre të forta, si mund t’i mbështesim e çojmë përpara, por kemi nisur tashmë të punojmë edhe për ringritjen dhe ridimensionimin e Akademisë Diplomatike, e cila do të shërbejë si një qendër për formimin e diplomatëve të rinj”- shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat