Alibeaj: E kishim parashikuar qëndrimin e PS për komisionin hetimor për 25 prillin, s’keni parë asgjë akoma

Shqipëria

Alibeaj: E kishim parashikuar qëndrimin e PS për komisionin hetimor për 25 prillin, s’keni parë asgjë akoma

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 16:39
Enkelejd Alibeaj

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka folur sot në studion e Neës24 për komisionin hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit që ai drejton si dhe për situatën në PD.

Alibeaj tha se nga ana e opozitës ishte parashikuar qëndrimi i maxhorancës, gjithsesi ai paralajmëroi për debate të forta me nisjen e shqyrtimit të dokumentacionit të ardhur nga institucionet.

“E kishim parashikuar pengesën nga PS për komisionin hetimor për zgjedhjet. Bënin kërkesa antiligjore se për të kërkuar prova duhet të merret leja nga maxhoranca.
Kanë ardhur në 98% të përgjigjeve për kërkesat tona ndaj informacioneve. Kur një komision hetimor kërkon prova fakte, asnjë institucion tjetër nuk e ka mundësinë të pengojë përndryshe do përballet me sanksione ligjore. Sa herë një institucion ligjor publik do të bëhet pengesë do të përballet me sanksionet e ligjit. 98% e të gjitha kërkesave kanë gjetur përgjigje. Sjellja nga ana e maxhorancës kjo do të ishte.
Do të ketë debate, në fakt s’keni parë asgjë akoma. Debatet reale do të fillojnë kur të shfletojmë materialet”,
tha Alibeaj.

Sa i përket situatës në PD, Alibeaj theksoi se ka vetëm një Kuvend, ai i vendosur nga Kryesia e PD më 18 dhjetor.

“Nuk është se e themi ne që ka vetëm një Kuvend. Ka vetëm një Kuvend sepse procedura është e tillë. Janë disa rregulla procedurale që na bëjnë bashkë dhe na ndajnë nga çdo lloj bashkimi kaotik njerëzish. Statuti, kushtetuta e partisë përcakton mënyrën e organizmit të një formacioni politik. Kuvendi është më 18, i thirrur nga Kryesia e Partisë siç e përcakton Statuti. Nuk ka të dytë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat