Tronditëse! Vdekja e 13-vjeçarit, flet shoku: Si u gjet i varur në dhomë dhe video për Tik Tok që i mori jetën

Shqipëria

Tronditëse! Vdekja e 13-vjeçarit, flet shoku: Si u gjet i varur në dhomë dhe video për Tik Tok që i mori jetën

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 10:54
Ilustrim

 Detaje tronditëse janë zbuluar për ngjarjen e rëndë ku një 13-vjeçar nga Golemi i Lushnjes, u gjet i vetëvarur në dhomë një ditë më parë nga familjarët.

Sipas raportimeve, dyshohet se vogëlushi ka humbur jetën për shkak të një video në Tik Tok.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, shokët e tij të klasës kanë treguar se adoleshenti ka qenë përdorues i rrjeteve sociale dhe një nga dyshimet për vdekjen e tij lidhet me realizimin e një videoje.

Një nga shokët e 13-vjeçarit tregon se ka hipur në karrige, ka lidhur një spango në qafë dhe ka lëshuar karrigen. Sipas tij, thika nuk ka arritur të presë spangon e lidhur në qafë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Shokët e klasës dhe prindërit janë të tronditur nga kjo ngjarje dhe kërkojnë mbylljen e këtyre rrjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat