Basha shpalli zgjedhje në “Forumin e Gruas”/ Berisha: Sikur ta kishte nxjerrë Enver Hoxha nga hunda, ndryshe s’mund të sillej

Shqipëria

Basha shpalli zgjedhje në “Forumin e Gruas”/ Berisha: Sikur ta kishte nxjerrë Enver Hoxha nga hunda, ndryshe s’mund të sillej

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 18:58
Sail Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha është në një takim me “Forumin e Grave Demokrate”, ku pak kohë më parë kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se do të mbahen zgjedhje.

Berisha u shpreh se veprimi i Bashës është i njëjtë sikur të ishte shkolluar në Korenë e Veriut, apo njësoj sikur ta kishte nxjerrë diktatori Enxer Hoxha prej hundësh.

“Merr në telefon zonjën Vokshi dhe i thotë kam shpallur zgjedhjet e ‘Forumit të Gruas’, të njëjtën gjë bëri me Forumin Rinor. Sikur të ishte shkolluar në Kore të Veriut apo ta nxirrte Enver Hoxha nga hunda ndryshe nuk mund të sillej. E turpshme, një njeri që s’mund të besohet. Në datën 11 duhet të bashkohemi të gjithë.

Ftoj edhe ata që akoma e mbështesin atë, të bashkohen me ne. 18 është anti-Kuvendi, dita e turpit e Edi Ramës. Edhe njëherë i them Ramës me këtë akt ke treguar se nuk ke asnjë lloj norme demokratike në botëkuptimin tënd. Je daja yt në vitin ’90”, deklaroi ish-kryeministri Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat