Sherr i rëndë mes vëllezërve, njëri e pret me kosore

Shqipëria

Sherr i rëndë mes vëllezërve, njëri e pret me kosore

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Fier- Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 50 vjeç, banues në Lalar, Fier.

Pasi për motive të dobëta, ka goditur duke e dëmtuar lehtë me mjet prerës (kosore) vëllain e tij, shtetasin B. F., 45 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 21 vjeç, banues në Patos, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat