Rikthehet Kojliku Qeros, specia e rrallë shfaqet në shqipëri 4 shekuj pasi u zhduk

Shqipëria

Rikthehet Kojliku Qeros, specia e rrallë shfaqet në shqipëri 4 shekuj pasi u zhduk

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 16:03
Kojliku Qeros

Shpendi që njihet si Kojliku qeros kokëkuq u pa në Shqipëri ku besohet se nuk është parë prej të paktën 400 vitesh.

Specia shtegtare u zhduk në Europë dhe Balkanin Perëndimor në shekullin e 17-së, kryesisht si pasojë e gjuetisë aggressive.

Zogu i quajtur NOVA, ka çelur në një kopsht zoologjik në Austri në vitin 2014 dhe është i pajisur me gjurmues satelitor.

Prej të dielës, ai po qëndron në rezervatin natyror Kune-Vain-Tale në Lezhë.

Kojliku qeros mbërriti nga Mali i Zi duke përfshirë edhe vendin tonë në territoret ku dikur specie të ngjashme besohet se ishin të zakonshëm.,

Për shkak se është një zog i rritur në kopësht zoologjik, Zogu i rrallë nuk shqetësohet nga prania e njerëzve

Madje mund të qëndrojë shumë pranë tyre, në zona urbane dhe rurale duke u ekspozuar kundrejt rreziqeve të ndryshme.

Ndaj në Kune Vain është nën mbrojtje të vecantë.

Vizita e Kojliku qeros në Shqipëri konsiderohet një ngjarje e jashtëzakonshme nga ornitologët dhe ekspertët e mbrojtjes së florës dhe faunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat