Probleme me autizmin? Çlirimi: Nuk është fundi i botës. Të gjitha përballohen

Shqipëria

Probleme me autizmin? Çlirimi: Nuk është fundi i botës. Të gjitha përballohen

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 09:03
Ilustrim

Quhet Çlirim Zajmi, një burrë shumë i fortë përballë një “problemi” ku shumë persona mbase nuk do e përballonin dot. Të gjithë e kemi njohur nga rrjetet sociale me anë të videove që ai realizon, sidomos në Tik-Tok. Ai ka një vajzë 18 vjeçare me emrin Jona, e cila për vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.

Dëshira e të atit që ajo të jetë gjithnjë e integruar dhe shumë aktive si në familje ashtu edhe në shoqëri, mesa duket i ka ndryshuar jetën.

Ai na tregon me hollësi sesi është një ditë e zakonshme me Jonën, e cila dashurinë që dhuron për të tjerët e ka të pakufijshme.

Por, si e ka pritur Çlirimi faktin se e bija ka një problem ndryshe nga fëmijët e tjerë?

Dajana: Si e prite faktin se ti do të jetoje më këtë gjë?

Çlirimi: Kur lindi Jona dhe ne e konstatuam se ishte me autizëm, për fatin tonë të keq ishte shumë vonë dhe informacioni ishte shumë i pakët. Më shumë e ka vuajtur nëna ime se çfarë çrregullimi kishte Jona. Jemi munduar të gjejmë forcë për ta përballuar. Nuk është fundi i botës.

Dajana: Absolutisht që nuk është fundi i botës. Jona dhuron dashur pafund. Jam e sigurt për këtë!

Çlirimi: Dua t’iu them të gjithë atyre që gjykojnë, autizmi është përhapur shumë dhe është 1 në 17 fëmijë, prandaj mund t’i ndodhë kujtdo.

Dajana: Nuk e di se kush mund të ketë tru për të gjykuar edhe këtë situatë, por ma beso se nuk ia vlen që atyre që të kanë paragjykuar apo gjykuar për faktin se ty të vuan vajza nga kjo gjë, unë vetë personalisht nuk do të denjoja t’i ktheja përgjigje.

Çlirimi: Mua nuk më lëndojnë dhe nuk më bëjnë përshtypje fare. Unë komente të tilla i përdor që njerëzit të ballafaqohen me të mirën dhe të keqen, të flitet për autizmin e kështu ndërgjegjësimi do të jetë akoma më i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat