"Gruaja e ministrit merr miliona", Sali Berisha flet me emra

Shqipëria

"Gruaja e ministrit merr miliona", Sali Berisha flet me emra

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 19:04
Sali Berisha

Nga Kurbini ku po mban Foltoren e radhës, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Reforma në drejtësi nuk është aspak e mirë dhe shumica e shqiptarëve nuk i beson

Ai tha se dosjet sot në Gjykatën e Lartë përgatiten nga Delina Fico, e cila merr miliona dhe i trajton dosjes në kundërshtim me Kushtetutën

“Reforma në drejtësi nuk është aspak e mirë dhe shumica e shqiptarëve nuk i beson. A e dini ju se dosjet sot në Gjykatën e Lartë përgatiten nga një mafioze si Delina Fico, e cila merr miliona dhe i trajton dosjes në kundërshtim me Kushtetutën, pasi dosjet duhet trajtuar nga këshilltarë juridike të specializuar.

Ky është klubi i juristëve të PS-së të rekrutuar nga Saimir Tahiri me shokë. Delina i ma marrë dhe i ka futur në institutin e saj dhe merr miliona. Pra gruaja e ministrit të Brendshëm bën çfarë të dojë më këto dosje”, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat