Aksidenti me 1 viktimë dhe 5 të plagosur në Rinas, ambulanca bëri parakalim të gabuar

Shqipëria

Aksidenti me 1 viktimë dhe 5 të plagosur në Rinas, ambulanca bëri parakalim të gabuar

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë në rrugën e Rinasit mbrëmjen e të shtunës.

Ka qenë ora 23.30, kur shtetasi Ilir Shullazi duke drejtuar automjetin e markes "Benz auotoambulancë" ka bërë parakalim të gabuar dhe është përplasur me automjetin Wolswagen me targe AB827AS, që drejtohej nga shtetasi Antigon Abazi, banues ne Fushë Krujë.

Mjeti qarkullonte nga mbikalimi i Kasharit për në drejtim të aeroportit. Nga përplasja ambulanca është batuar në rrugë.

Si pasoje e aksidentit ka gjetur vdekjen brenda në ambulance shtetasja Anila Berdaku rreth 42 vjeç, e cila ishte nisur nga Fushë Kruja për në Tiranë pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen sipas informacionit nga një i afërm i saj.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i ambulancës Ilir Shullazi, ndaj cilit është marrë kampion gjaku për verifikimin për alkool.

Të plagosur mbetën dhe infermieri i ambulancës Arjan Balluku dhe pasgjerja e ambulancës Marsida Berdaku, jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen, drejtuesi i ambulancës do të ndiqet në gjendje arresti, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër në gjendje të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat