Hapet për qarkullim rruga e Arbrit, Rama publikon pamjet

Shqipëria

Hapet për qarkullim rruga e Arbrit, Rama publikon pamjet

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 13:41
Rruga e Arbrit është hapur sot për qarkullimin e automjeteve

Ashtu siç ishte paralajmëruar, rruga e Arbrit është hapur sot për qarkullimin e automjeteve. Kryeministri Edi Rama zgjodhi një ditë simbolike, siç është festa e çlirimit, për të bërë hapjen zyrtare të këtij aksi mjaft të rëndësishmë kombëtar.

Rama deklaroi se provizorisht kalohet me bajpas në Tunelin e Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë.

“Për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë, kur rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje”, bën të ditur Rama

Aksi do të monitorohet nga patrulla përgjatë 24 orëve njësoj si rruga e Kombit, ndërsa nuk do mungojë as makina inteligjente për çdo shkelje të qarkullimit rrugor, shpejtësi apo parakalim të gabuar. 

Rruga Arbrit parashikohet që përfundimisht të mbyllen në pranverë të vitit tjetër dhe është e gjatë 75 km.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se Rruga e Arbrit bëhet e kalueshme për të gjitha mjetet duke nisur nga ora 14:00 e ditës së sotme.

MIE tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve, që të bëjnë kujdes në rrugë, për shkak të kushteve të motit, veçanërisht në zonën e bypass-it të Murrizit.

Një ditë më parë, në 109-vjetorin e Pavarësisë nisi puna edhe për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që do të jetë edhe më i madhi në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat