Deti kthen mbetjet urbane! Dalin në plazhin e Lungomares, bashkia i pastroi pas pak orësh

Shqipëria

Deti kthen mbetjet urbane! Dalin në plazhin e Lungomares, bashkia i pastroi pas pak orësh

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 15:45
Foto

Reshjet e shiut përmbytën disa rrugë të qytetit të Vlorës dje në mbrëmje.

Puna për hapjen e kanalizimeve vijoi gjithë natës, ndërsa mëngjesin e kësaj të hëne, deti ka nxjerrë në breg një sasi të madhe mbetjesh urbane.

Ato shkaktohen në det nga përrenjtë, e kanalizimet ku gjatë gjithë kohës janë hedhur mbetje.

Punonjësit e bashkisë së Vlorës, vijuan punën për pastrimin e bregut përgjatë Lungomares për largimin e mbeturinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat