Plagosje me armë zjarri me silenciator në mes të Shkodrës, detajet e para

Shqipëria

Plagosje me armë zjarri me silenciator në mes të Shkodrës, detajet e para

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Një plagosje e dyshuar me armë zjarri silenciator është regjistruar pak minuta më parë në qendër të qytetit të Shkodrës.

Burime për Top Channel konfirmojnë se i plagosur ka mbetur një person i cili është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar ndihmës mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si lulishtja e Universitetit ku autori ka shfrytëzuar errësirën për të qëlluar ndaj shënjestrës dhe më pas është arratisur nga vendngjarja.

Sikurse shihet edhe nga pamjet policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat