Aksident te ‘Ura e Beshirit’, makina përplas 21-vjeçaren, ja gjendja e saj shëndetësore

Shqipëria

Aksident te ‘Ura e Beshirit’, makina përplas 21-vjeçaren, ja gjendja e saj shëndetësore

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Një aksident është shënuar në vendin e quajtur ‘Ura e Beshirit’, në Tiranë.

Policia njofton se shoferi i një automjeti ka aksidentuar një këmbësore, e cila është transportuar menjëherë për në spital.

21 vjeçarja ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 29.11.2021, në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”, mjeti me drejtues shtetasin D. K., ka aksidentuar shtetasen këmbësore E. K., 21 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat