Mjeku tregon detaje nga pacienti i infektuar me variantin Omicron në Itali

Shqipëria

Mjeku tregon detaje nga pacienti i infektuar me variantin Omicron në Itali

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 09:48
Albert Troci

Mjeku Albert Troci u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” se pacienti i parë i identifikuar me variantin Omicron në klinikën ku punon në Itali, nuk ka shenja të rënda klinike, pasi është plotësisht i vaksinuar.

Z. Troci sqaroi se ngarkesa e madhe virale tek pacienti i parë detyroi mjekët të bëjnë analiza të specializuara që mundësuan indentifikimin e variantit të ri.

“Fatmirësisht pacienti dhe familjarët e tij nuk kanë shenja klinike të rënda sepse është një pacient i vaksinuar plotësisht”, u shpreh ai, duke nënvizoi se transmetueshmëria e këtij virusi është shumë më e madhe dhe se mund të përhapet edhe më shpejt se varianti Delta.

“Kemi mundësinë të bëjnë një tampon normal dhe një tampon për variante. Sekuencimi është një proces i komplikuar dhe i shtrenjtë dhe nuk mund të bëhet në çdo rast”, tha ai, teksa shtoi se kemi shumë mundësi për ta luftuar variantin e ri dhe nga ana e vaksinave dhe terapive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat