Dëshmia tronditëse e mbesës 27-vjeçare: Në fillim shkonim bashkë me dëshirë, por xhaxhai nuk pranoi që të ndaheshim

Shqipëria

Dëshmia tronditëse e mbesës 27-vjeçare: Në fillim shkonim bashkë me dëshirë, por xhaxhai nuk pranoi që të ndaheshim

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 16:58
Ilustrim

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përdhunimi i 27-vjeçares në Durrës nga xhaxhai i saj 50-vjeç.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije për mediat se vajza ka deklaruar se xhaxhai prej disa kohësh ushtronte dhunë psikologjike dhe kërkonte që lidhja e tyre të vazhdonte, duke e kërcënuar se do t’u tregonte familjarëve të saj për lidhjen.

“Disa kohë më parë kemi pasur një raport bashkë. Vazhdoi për disa kohë me pëlqimin e të dyve. Më pas unë reflektova dhe kërkova ta ndërprisnim lidhjen. Por ai u bë keq dhe më kërcënonte se do t’i tregonte familjes sime për lidhjen tonë. Më bënte presion psikologjik.

U gjenda në një situatë të vështirë. Sa në disa raste mendova edhe më të keqen për veten. I lutesha të më linte të qetë pasi nuk doja ta vazhdoja më, por ai nuk ndalej. Derisa vendosa ta denoncoj. Dua që ta arrestoni pasi jam shumë e frikësuar”, ka deklaruar 27-vjeçarja.

Pasi ka dëgjuar se mbesa e kishte denoncuar në Polici, 50- vjeçari u largua nga banesa dhe qëndroi disa ditë i fshehur. Mirëpo, ditën e fundit policia ra në gjurmët e tij dhe bëri të mundur arrestimit e tij.

Në polici mësohet se 50-vjeçari ka mohuar akuzat e bëra pasi sipas  tij e gjitha kjo ka ndodhur me pëlqimin e të dyve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat