"Vjehrra nuk është dakord që unë iu bashkova Foltores", Floriana Garo zbulon diskutimet, tregon se çfarë i ka thënë ish-kryeministri:

Shqipëria

"Vjehrra nuk është dakord që unë iu bashkova Foltores", Floriana Garo zbulon diskutimet, tregon se çfarë i ka thënë ish-kryeministri:

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 17:59
Floriana Garo dhe Sali Berisha

Floriana Garo ka zbuluar marrëdhënien me vjehrrën, për të cilën në një dalje tjetër televizive tha se nuk e mbështeti në angazhimin pranë Berishës për shkak të bindjeve politike.

Garo tha se vijon të jetë ende e njëjta situatë, por nuk është e shqetësuar pasi ka mbështetjen e bashkëshortit. Ndërsa për kalimin nga Basha tek Berisha, u shpreh se nuk e kishte aspak të vështirë. Ndër të tjera zbuloi këshillën që i ka dhënë ish kryeministri për daljet e saj në ekran.

Pjesë nga biseda në “Ftesë në 5”:

Floriana Garo: Vjehrra ime më mori sot në telefon dhe tha më kanë marrë ata të Top Channel dhe duan një mesazh. Marrëdhëniet janë shumë të mira. Jemi të lumtur që jemi afër.

Bieta Sulo: Ka pasur diskutime për politikën?

Floriana Garo: Ka pasur diskutime sepse bindjet janë të ndryshme. Unë e di që është e djathtë, megjithatë ka tjetër mendësi sa i përket arritjes së Shqipërisë që ne dëshirojmë të kemi dhe nuk e ka përqafuar angazhimin tim por nuk e kam problem këtë gjë sepse më ka mbështetur im shoq.

Bieta Sulo: Argumenti që i ke dhënë?

Floriana Garo: Që unë e besoj këtë gjë dhe kur e besoj diçka, i futem me mish e shpirt. Nuk besoj gjëra kollaj, por kur e besoj, investohem.

Bieta Sulo: Kalimi nga Basha tek Berisha ishte e vështirë?

Floriana Garo: Jam investuar me mish e me shpirt për fushatën e PD. Jam e djathtë në bindje, por për mua PD nuk është asgjë pa liderin historik Sali Berisha. Nuk ka qenë e vështirë për mua që të kaloja nga ideja e Bashës që ishte kryetari i partisë dhe unë zëdhënësja e fushatës. Kam bërë më të mirën ashtu siç po bëj më të mirën tani me zotin Berisha. Unë e kam takuar zotin Berisha në vitin 2012 dhe kemi ruajtur marrëdhënie kortezie, por ka qenë gjithmonë këshillues dhe bashkëbisedues shumë i mirë.

Bieta Sulo: Këshilla që të ka dhënë?

Floriana Garo: Mos ji shumë agresive në emisione televizive sepse nuk përcillet mirë nga teleshikuesit. Këtë e kam mbajtur vath në vesh. Ai më ka lënë hapësirë të shprehesha e të isha vetvetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat