Akuza e fortë e Ristanit: Basha është orientuar drejt parasë, ka mbi supe tri çështje

Shqipëria

Akuza e fortë e Ristanit: Basha është orientuar drejt parasë, ka mbi supe tri çështje

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 19:24
Lulzim Basha, Arben Ristani

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, e ka cilësuar kreun e opozitës Lulzim Bashën si një qenie që përfiton financiarisht nga Partia Demokratike.

Ristani u shpreh se Basha nuk akuzohet pa shkak për pastrim parash, duke theksuar se mbi të rëndojnë tre çështje.

“Basha e ka kthyer në dyqan qenien e tij në PD, duke përfituar financiarisht. Nuk është rastësi që akuzohet për pastrim parash në lobimet që ka bërë në Amerikë. Kudo që bëhet fjalë për para, flitet për Bashën, si për paratë për Toyota Yaris, Rruga e Kombit etj.

Basha është orientuar drejt parasë. Nuk janë rastësi akuzat për vilat që kemi parë. Basha ka mbi supe tre çështje”, deklaroi Ristani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat