Balluku mbledhje urgjente me kryebashkiakët

Shqipëria

Balluku mbledhje urgjente me kryebashkiakët

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 13:29
Balluku mbledhje urgjente me kryebashkiakët

Kryebashkakët e Durrësit ditën e sotme kanë zhvilluar një mbledhje me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në këtë takim po diskutohet në lidhje me reformën e ujit.

Ministrja u shpreh në fjalën e saj se Durrësi është në një situatë specifike. Balluku kërkoi nga kryebashkiakët që situata të merret më seriozisht.

“Është një situatë që unë kërkoj të merret seriozisht nga kryetarët e bashkive. Nuk ka lidhje me drejtorët e ndërmarrjeve. Ata kryejnë një detyrë që ua keni deleguar ju. Janë në varësinë tuaj. Durrësi për ne është një situatë specifike që e trajtojmë brenda ministrisë në kushte të tjera. E kuptojmë kompleksitetin. Si në rastin e  Krujës dhe Durrësit në tre vitet e fundit, ju keni punuar bashkë me mua, e dini shumë mirë investimin që është bërë.

Duke pasur parasysh patjetër që i përket një qarku tjetër Kavaja dhe Rrogozhina. Normat e arkëtimit në Kavajë në 2021 është 24.9( dhe në 2020 ka qenë 31%, keni një rënie. Ndërkohë Rrogozhina është 64.4%, ka një përmirësim të lehtë. Gjithë ujin e Rrogozhinës ju ia faturoni shtetit. Keni zgjedhur që shteti të jetë bamirës në këtë rast”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat