Erdhi dimri/ Ulen ndjeshëm temperaturat, nisin reshjet e dëborës në Korçë

Shqipëria

Erdhi dimri/ Ulen ndjeshëm temperaturat, nisin reshjet e dëborës në Korçë

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Ulja drastike e temperaturave ka sjellë reshje dëbore në qarkun e Korçës, që kanë filluar që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Aktualisht kanë zbritur në terren 2 borëpastruese që do të bëjnë të mundur pastrimin e rrugëve, ndërsa sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale akset momentalisht nuk paraqesin probleme.

Firmat kontraktore kanë punuar prej orëve të para të mëngjesit, ndërsa këshillohet për drejtuesit e mjeteve kujdes maksimal në akset kryesore për shkak të prezencës së borës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të ndejshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 07°C në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 12°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat