“Është politikan i përkëdhelur”

Shqipëria

“Është politikan i përkëdhelur”

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 21:10
Nard Ndoka

Për kreun e PDK Nard Ndoka, Lulzim Basha është një politika i përkëdhelur, që ka hyrë në PD me katapult dhe i rritur në mënyrë artificiale.

Në një reagim, Ndoka teksa u pyet për deklaratat e Bashës që nuk largohet nga drejtimi i PD, theksoi se ai asnjë herë nuk ka bërë ato që ka deklaruar publikisht, ndërsa e ftoi kryeopozitarin që ta nisë karrierën e tij politike edhe një herë nga e para, pra nga baza dhe lagjja ku ai jeton.

“Basha asnjë herë nuk ka bërë ato që ka deklaruar në historinë e tij politike, por ka bërë të kundërtën e deklaratave.

Unë do të sugjeroja që basha  t’i rikthehej edhe një herë partisë, ta niste nga seksioni, ta niste nga seksioni, pra të futej si anëtar i thjesht në lagjen e tij, pavarësisht që ai jeton në një rezidencë me vila dhe aty do të jetë e vështirë për t’i dhënë një shans për në PD. Pra një karrierë politike niset nga baza. Duke qenë një politikan i përkëdhelur, që erdhi me katapult në parti dhe u rrit në mënyrë artificiale në politikë, jo natyrshëm si çdo politikan”, tha Ndoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat