Strazimiri: Escobar ka folur njësoj si Berisha në 9 vite

Shqipëria

Strazimiri: Escobar ka folur njësoj si Berisha në 9 vite

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 00:47
Gent Strazimiri

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri, është i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Log’, ku ndër të tjera është dikutuar dhe vizita e zv.dihmës sekretarit amerikan të shtetit Gabriel Escobar që zhvilloi sot në Tiranë.

Strazimiri është shprehur se ardhja e Escobar u fry si një fluskë. Sipas tij lajm ishte raportimet e kryeministrit Edi Rama tek Anthony Blinken dhe Joe Biden lidhur me korrupsionin.

“Escobar ka folur siç ka folur 9 vjet Sali Berisha. Institucionet të zbatojë luftën kundër korrupsionit. Është një fluskë e shfryrë. Vendi ka rënë në renditjen e raporteve ndërkombëtare dhe në Departamentin e Shtetit.

Lajmi i ditës është se Joe Biden dhe Blinken kanë pasur përballë Edi Ramën që u thoshte sa fortë është luftuar korrupsioni. Do duhej lajm se a jemi përfaqësuar sot denjësisht para dy personave më të fuqishëm në botë. Rama thoshte sa fort e ka luftuar korrupsionin.”, tha Strazimiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat