Shpallja non grata e Berishës, Zekthi: Ka vetëm një mënyrë për të rrëzuar vendimin e Blinken

Shqipëria

Shpallja non grata e Berishës, Zekthi: Ka vetëm një mënyrë për të rrëzuar vendimin e Blinken

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 00:55
Fitim Zekthi

Fitim Zekthi thotë se Sali Berisha mund ta rrëzojë vendimin e DASH për ta shpallur non grata vetëm në një gjykatë amerikane.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Zekthi tha se gjykata ku Berisha e ka ankimuar vendimin e sekretarit të Shtetit nuk i jep dot zgjidhje.   

“Ka vetëm një mënyrë si rrëzohet vendimi i Blinken. Në një gjykatë amerikane. Gjykata e Parisit nuk e bën dot.

Zoti Berisha nuk e ndoqi këtë rrugë, sepse tha jam non grata. Mund të bëhej me prokurë, por nuk e bëri. Gjykata amerikane urdhëron, kujtoni këtu rastin e Niksonit”, tha Zekthi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat