Moti i keq/ ARRSH këshillon shoferët: Këto janë akset ku duhet të lëvizni me kujdes

Shqipëria

Moti i keq/ ARRSH këshillon shoferët: Këto janë akset ku duhet të lëvizni me kujdes

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar lidhur me gjendjen e rrugëve, pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin.

Në një njoftim në rrjetet sociale, ARRSH se në Llogara, në Boboshticë-Dardhë km 7-14, Dedaj-Razëm ka pasur reshje dëbore. E rrjedhimitsh, në këto akse, drejtuesit e mejteve nga policia këshillohen që të bëjnë kujdes dhe të jenë të pajisur me zinxhirë dhe goma dimorërore.

Njoftimi i plotë i ARRSH:

Reshje shiu dhe dëbore kanë përshkuar të gjithë vendin, por pa sjellë probleme për bllokimin e qarkullimit të mjeteve

Reshje dëbore ka pasur në Llogara, në Boboshticë-Dardhë km 7-14, Dedaj-Razëm km i fundit.

Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte në ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore  të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat