Me thikë me vete, 15-vjeçarja kërcënon shoqen e saj në Sarandë

Shqipëria

Me thikë me vete, 15-vjeçarja kërcënon shoqen e saj në Sarandë

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Një e mitur në Sarandë është vënë nën hetim nga policia pasi ka kërcënuar bashkëmoshataren e saj.

 Policia raportoi se 15-vjeçarja, për motive të dobëta, ka kërcënuar me thikë bashkëmoshataren.

“Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Një shtetase e mitur 15 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me thikë bashkëmoshataren e saj”, thotë policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat