Kapet në flagrancë, joshte vajza të mitura për seks, burri nga Gjirokastra ra në kurth tek 15 katëshi

Shqipëria

Kapet në flagrancë, joshte vajza të mitura për seks, burri nga Gjirokastra ra në kurth tek 15 katëshi

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Një person me origjinë nga Dibra, por banues në Gjirokastër, është arrestuar nga policia e Tiranës, për veprime pedofilie.

Aksioni për arrestimin e tij, është kryer në qendër të kryeqytetit, ku forcat operacionale kapën shtetasin Çerpja, duke e arrestuar pasi ishte në tentativë për të abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.

Policia në rrugë operative është vënë në dijeni të këtij rasti, duke marrë informacion se Çerpja nga Gjirokastra, joshte vajza të mitura apo adoleshente për të kryer marrëdhënie me to.

Për të verifikuar këto informacione, mësohet se prokuroria e Tiranës, ka autorizuar një vajzë, e cila ka hyrë në bisedë me te duke bërë që ai të udhëtojë nga qyteti Jugor në Tiranë.

Në mesazhet që policia ka sekuestruar në telefonin e Çerpjas, ai i kërkon vajzës të kryejë marrëdhënie edhe pse vajza është e mitur.

Takimi do te behej në qendër të Tiranës, në një ditë kur prindërit e saj të ishin në punë dhe ajo pasi të mbaronte shkollën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat