“Basha nuk mund të shkojë në SHBA”, Ristani bën deklaratën e papritur: Edhe mund ta arrestojnë!

Shqipëria

“Basha nuk mund të shkojë në SHBA”, Ristani bën deklaratën e papritur: Edhe mund ta arrestojnë!

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 21:50
Lulzim Basha dhe Arben Ristani

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani bëri një deklaratë të papritur sot në emisionin ‘Zonë e Lirë’. Ai tha se mesazhi zyrtar i dhënë nga zv.Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, ishte e drunjtë.

Ristani u shpreh se Kuvendi i 11 dhjetorit nuk ka lidhje me “non grata” e Sali Berishës, por është një nevojë urgjente për të riformatuar opozitën.

“Kuvendi nuk ka lidhje fare, nuk ka interferenca. Besoj se biem dakort që opozita kishte një nevojë ulëritëse për tu ringritur”, tha Ristani.

“Basha nuk shkon dot në SHBA sepse ka një çështje të lobimit të parave atje, ndoshta edhe e arrestojnë po shkoi, nuk e di.”, u shpreh ai më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat