Deputeti i PD-së i kujton demokratëve mesazhin e Escobar nëse Berisha zgjidhet në krye të partisë

Shqipëria

Deputeti i PD-së i kujton demokratëve mesazhin e Escobar nëse Berisha zgjidhet në krye të partisë

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 10:32
Gabriel Escobar

Kur pak minuta na ndajnë nga nisja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, deputeti i PD-së Arbi Agalliu ka shpërndarë mesazhin e dhënë ditën e djeshme nga i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara në Ballkan, Gabriel Escobar, ku theksohet se kjo forcë politike do të ketë pasoja nëse do të zgjidhte në krye të saj një person “non grata”.

Në mbishkrimin e videos deputeti i PD-së thekson se Partia Demokratike që lindi 31-vjet më parë, si një parti e të drejtave të njeriut nuk mund të kthehet në mburojë personale të një njeriu të vetëm.

“Partia Demokratike ka lindur si parti e fjalës së lirë, si parti e të drejtave të njëriut, si parti e tregut të lirë e mbi të gjitha si parti pro Amerikane.

Partia Demokratike lindi si mburojë e interesave të shqiptarëve do të vazhdojë e tillë e jo pronë e as mburojë e interesave personale të askujt, as të z.Sali Berisha.

Për këdo që u përball me gënjeshtra dhe manipulime të stilit komunist u them se në këtë ditë të shënuar të gjithë duhet të jemi të bashkuar, largë interesave personale, të tejkalojmë veten në të mirë të demokratëve dhe shqiptarëve”, shkruan Agalliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat