Në Shqipëri lind bebja e 40 mijë për vitin 2021

Shqipëria

Në Shqipëri lind bebja e 40 mijë për vitin 2021

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 10:34
Fotografia e publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Deri më tani në vendin tonë përgjatë vitit 021 kanë lindur 40 mijë bebe.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa ka ndarë në rrjetet sociale fotot e fëmijëve të porsalindur sot në Tira dhe Vlorë.

Statusi i ministres

Me Veronën e Lorenin, të lindur shëndosh e mirë pak orë më parë në Maternitetin e Vlorës dhe Elid, e sapoardhur në jetë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” janë 40 000 fëmijë të lindur këtë vit, që kanë përfituar bonusin e bebes

Kemi mbështetur mbi 111 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë dhe do të vijojmë mbështetjen për çdo të porsalindur me buxhetin 2022

40,000 lek për fëmijën e parë;

80,000 për fëmijën e dytë;

120,000 për fëmijën e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat