Nga Nishani, Bylykbashi, Vokshi e Agron Shehaj, demokratët që marrin pjesë sot në Kuvendin e Berishës

Shqipëria

Nga Nishani, Bylykbashi, Vokshi e Agron Shehaj, demokratët që marrin pjesë sot në Kuvendin e Berishës

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Ashtu siç ishte lënë të kujtohej shumë demokratë kanë mbështetur sot Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministrit Sali Berisha. 

Ashtu siç shihet edhe nga pamjet live që u transmetuan, në këtë Kuvend marrin pjesë zëra të rëndësishëm të PD, si Edi Paloka, i cili do të hapë dhe ceremoninë, po ashtu edhe Oerd Bylykbashi, apo dhe Flamur Noka.

Media mëson se në Air Albania janë dhe Agron Shehaj, Luan Baçi, Gent Strazimir, Klevis Balliu, Aldo Bumçi, Fatbardh Kadilli, Bujar Nishani, Voltana Ademi, Albana Vokshi, Tritan Shehu, Sait Dollapi, Bardh Spahia, Belind Këlliçi. Po ashtu të pranishëm janë Enno Bozdo, Ledjana Fratari, Evi Kokalari si dhe Arben Ristani. 

Këta deputetë dhe ish-deputetë, anëtarë të PD-së, janë pozicionuar kundër kryedemokratit Lulzim Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat