31 vjetori i PD-së, Basha: Ditëlindje e thyer, por do të dalim më të fortë

Shqipëria

31 vjetori i PD-së, Basha: Ditëlindje e thyer, por do të dalim më të fortë

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 12:11
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se ditëlindja e 31 e kësaj force politike është e thyer nga ata që e përçanë atë për interesat e tyre.

Por, ai theksoi se pas kësaj PD do të dalë e bashkuar.

“Është një ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë PD për interesat e tyre. Por nga kjo ditëlindje PD do të dalë e bashkuar dhe e vendosur për demokratët dhe jo për interesat personale”, tha Basha në një prononcim për gazetarët nga selia e PD-së.

Në orën 12:00 në selinë blu pritet të zhvillohet sot një ceremoni për 31-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Gjashtëdhjetë minuta para se të fillojë aktiviteti, mbështetësit e parë të Lulzim Bashës kanë mbërritur në seli.

Aktiviteti do të drejtohet nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ka ftuar demokratët të marrin pjesë në këtë ceremoni, ku do të inaugurohet edhe një pllakatë.

Mësohet se Basha do të japë edhe një mesazh për të gjithë demokratët që tashmë janë të ndarë në dy kampe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat