Sali Berisha sulmon Xhorxh Sorosin: Triumfojmë ndaj mafias ndërkombëtare

Shqipëria

Sali Berisha sulmon Xhorxh Sorosin: Triumfojmë ndaj mafias ndërkombëtare

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 13:35
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka filluar fjalën e tij mes brohoritjeve etë delagëteve dhe mbështetësve të PD-së në stadiumin “Air Albania”. Ndërkohë që Berisha fliste, mbështetësit i kanë ndërprerë fjalën nëpërmjet thirrjeve. Berisha e cilësoi Kuvendin si monument të lirisë dhe të rithemelimit të Partisë Demokratike.

Ish-lideri i PD-së bëri një përshkrim të rrugëtimit të PD-së duke filluar nga fillimi i viteve ’90, gjatë ngjarjeve të 1997, për të ardhur edhe në vitin 2005 kur demokratët u rikthyen në pushtet me atë kryemistër.

“Është Kuvendi që mbloidhet si monument i lirisë. Është monument irithemelimit të PD-së. Ky është Kuvendi i parë në histori që në thelb është kulti i anëtarit të PD-së. Më lejoni sot në emrin tuaj të përulem me mirënjiohje të palkufishme ndaj studentëve dhe studenteve liberatorë të dhjetorit 1990 që u ngrihën si luanë të vërtetë me në krye prijesin e tyre legjendar Azem Hajdarin dhe zhvilluan në rrugët e Tiranës një betejë që ngjasonte me atë të Davidit kundër Goliathit. 

Nga njëra anë ishin studentët me vullnetin e hekurt dhe nga ana tjetër diktatura me tanke, blinda dhe mitroloza. Studentët themeluan PD të atyre bvlerave që ne sot rivendosim në themelet e saj“, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat