Godole iu drejton thirrjen e rëndësishme demokratëve: Absurde që të sulmohet Amerika!

Shqipëria

Godole iu drejton thirrjen e rëndësishme demokratëve: Absurde që të sulmohet Amerika!

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 16:32
Jonila Godole

Sekretarja e Partisë Demokratike për ish-të përndjekurit politikë, Jonila Godole komentoi sot në rubrikën ‘Opinion’ Kuvendin që po mban ish-kryeministri Sali Berisha.

Godole tha se  një lider karizmatik si Berisha dhe me historinë e tij është e pritshme që të kishte mbështetje. Por sipas saj i duhet dhënë fund dualizmit në PD dhe kjo është gjëja më e mirë që mund të ndodhë.

Ajo e quan absurditet që PD të kthehet dhe të sulmojë SHBA-të dhe se kjo që po ndodh në PD është momenti i së vërtetës dhe fillimi i një epoke të re.

Dhënia fund e këtij dualizmi është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë PD-së. Është një shans që PD të dali më e fortë dhe të ndahet nga kulti i individit. Tani është e qartë që  në thelb Basha nga shtatori është lider i PD-së dhe se Berisha paska qenë gjithmonë aty. Berisha më është dukur dinjitoz kur pas shpalljes non grata me daljen e tij zyrtare.  PD është krijuar si një parti proamerikane. Kjo që po ndodh tani është absurde që PD të kthehet në këtë pozicion të sulmojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo nuk është PD. Nuk mund të dali PD kundër SHBA-ve. Kjo përballje nuk i shkon PD-së. Është akoma momenti për të reflektuar. I kuptoj se një pjesë e madhe janë të dëshpëruar. Nëse PD do e përdorë këtë situatë si një shans për t’u reformuar duke lënë mënjanë dualizmin me mbështetjen e SHBA-ve të kthehet në një forcë shprese. Nuk e besoj që SHBA i merr këto vendime si i Berishës shpejt. Edhe sikur të ndodhte kështu, Berisha duhej të priste. Në një moment Berisha e njësoi çështjen e tij me PD-në. Nuk e vija në dyshim që një lider karizmatik si Berisha nuk do të kishte këtë mbështetje.  Por çdo demokrat duhet të rikujtojë mbi cilat baza është themeluar PD. Duhet të kthejmë në vëmendje cilat vlera i kanë bashkuar këta qytetarë bashkë me zhgënjimet. E shkuara nuk është e ardhmja e PD-së. Basha duhet të tregojë që tani është duke e drejtuar PD-në. Është momenti i së vërtetës dhe shpresoj të jetë fillim i i një epoke të re në PD”- tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat