Situatë e tensionuar/ “S’më ndalon mua policia të futem në PD”, Këlliçi shpërthen i revoltuar për mbledhjen e Kryesisë

Shqipëria

Situatë e tensionuar/ “S’më ndalon mua policia të futem në PD”, Këlliçi shpërthen i revoltuar për mbledhjen e Kryesisë

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 19:22
Belind Këlliçi

Situata në Partinë Demokratike paraqitet e tensionuar pas shkarkimit të Lulzim Bashës nga kreu i partisë nga Kuvendi i thirri nga Sali Berisha.

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të Kuvendit, kryetari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Belind Këlliçi tha se do të shkojë në selinë blu kur të jetë nevoja që ta bëjë këtë gjë dhe s’e ndalon dot askush, Para gazetarëve, Këliçi tha se asnjë polic s’e ndalon dot të futet në PD.

I pyetur për mbledhjen që ka nisur kryedemokrati Lulzim Basha ku pritet të votohet shkarkimi i 11 krerëve të degëve që iu bashkuan Berishës, Këlliçi tha se kjo gjë është e palogjikshme. Sipas Këlliçit, ky skenar nuk mund të ndodhë.

“Pse mua Belind Këlliçin më ndalon policia të hyjë në PD? Mund ta mendojë njeri këtë? Maksimumi na ndalon të hyjmë në PS. S’ka nevojë as për polici dhe as për blinda. Këto diskutime t’i lëmë mënjanë. Kur të mblidhet Komisioni për rithemelimin e PD-së do të vendosë detaje të tjera. Si mund të mos njihen vendimet e Kuvendit, është organi më i lartë. Asgjë nuk ndodh me deputetët, janë deputetë të PD-së dhe kaq.

Nuk përjashtohet asnjë deputet, sot folën delegatët. Është gabim nëse ka ndodhur. Është shumë gabim. Selia është e demokratëve, nuk është e askujt tjetër. Do të duhet ta shohim. Sot e patë vetë, keni qenë kështu, ju kërkoj ndjesë për shkak të kushteve. Për protesta duhet një vendimmarrje, me zor i presin demokratët këto e dimë shumë mirë. Sepse duhet t’i kthehem luftën kundër Ramës,”- tha Këlliçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat