“E tronditur”/ Dhjetëra tornado godasin këtë shtet, reagon ministrja Olta Xhaçka

Shqipëria

“E tronditur”/ Dhjetëra tornado godasin këtë shtet, reagon ministrja Olta Xhaçka

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 19:37
Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka

Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka dalë me një reagim në rrjetet sociale për situatën e vështirë që SHBA po përballet pasi është goditur nga dhjetëra tornado duke lënë pas qindra viktima.

Xhaçka shkruan se është e tronditur nga kjo situatë dhe se zemrat dhe lutjet tona shkojnë për familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme.

“E tronditur nga humbja tragjike e jetës në Midëwest #SHBA .

Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme”- shkruan ministrja Xhaçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat