Ilir Demalia paralajmëron lajme tronditëse për Sali Berishën: Situata do të jetë më e rëndë!

Shqipëria

Ilir Demalia paralajmëron lajme tronditëse për Sali Berishën: Situata do të jetë më e rëndë!

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 08:32
Ilir Demalia

Analisti Ilir Demalia është shprehur se po të ishte në vendin e kryedemokratit Lulzim Basha do të kishte dhënë dorëheqjen. 

Ai tha se Basha tashmë është futur në një lojë që edhe po të dojë nuk del më.

“Po të isha unë në vendin e Bashës do kisha dhënë dorëheqjen. Basha ka hyrë në një lojë që edhe pot ë dojë nuk del dot. Është qartazi e qartë që Basha ka mbështetje të amerikanëve. Edhe SHBA dhe Ambasadorja do të godasë vetëm Berishën për ta bërë shembullin se drejtësia u vendos vetëm duke ndëshkuar Berishën më mirë ta lënë fare, sepse situata do të jetë më e rëndë”, tha ai për Ora News.

Demalia tha se vizita e të të dërguarit të SHBA Gabriel Escobar, ishte një shuplakë për ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Ndër të tjera Demalia tha se deputetët janë ushtarë pasi këto të fundit shkuan pas Berishës sapo ky i fundit mori nismën e “Foltores” e më pas thirrjen e Kuvendit Kombëtar që u zhvillua ditën e djeshme në stadiumin “Air Albania”.

“Unë mendoj se këtu do të jetë një proces i gjatë. Në aspektin e procedurave dhe rrugës institucionale, kjo punë është bërë partizançe, pavarësisht se janë 5-6 mijë persona aty.  Si ka mundësi që të gjithë këto me Berishën në krye, sepse ajo nuk është parti, është parti se çfarë thotë Berisha, çfarë thotë Enveri, bën partia, çfarë bën partia bën Enveri. A kanë individualitet këto deputet? Në momentin që shpërtheu Berisha të gjithë mbrapa. Këta janë ushtarë, nuk kanë as integritet. Njeriu vë dyshim Zotin e jo më Berishën. Ai nuk ishte një Kuvend që të krijonte debat”, tha Demalia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat