Efektivë të FA-ve në ndihmë të banorëve, Peleshi: Mbi 75 forca e mjete janë në terren në Ferras dhe Novoselë

Shqipëria

Efektivë të FA-ve në ndihmë të banorëve, Peleshi: Mbi 75 forca e mjete janë në terren në Ferras dhe Novoselë

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën të ditur se efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar prej orëve të para të ditës në ndihmë të banorëve në fshatin Novoselë, ku dalja nga shtrati e Lumit Vjosa në urën e Mifolit, ka shkaktuar përmbytje. 

Peleshi deklaron se po punohet me strukturat e emergjencave civile të qarkut të Vlorës e Fierit. 

“Mbi 75 forca e mjete janë në terren në fshatin Ferras dhe Novoselë për të shmangur çdo rrezik për jetët njerëzore e gjënë e gjallë.

Po ndiqet me vëmendje maksimale edhe situata në bashkitë e tjera, ku për shkak të reshjeve që vijojnë me intensitet të lartë ka bllokime rrugësh nga bora apo prurjet e shumta të lumenjve”, deklaron ministri Peleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat