Meta prezanton ‘dashurinë’ e tij të re, qytetari lë komentin epik

Shqipëria

Meta prezanton ‘dashurinë’ e tij të re, qytetari lë komentin epik

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 12:35
Ilir Meta

E diela nis me buzëqeshje dhe dashuri të reja për Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta.

I ulur në një kolltuk, i zhveshur nga kostumi i presidentit, Meta ka publikuar një foto, ku shfaqet duke përkëdhelur me macen e tij.

“Çfarë dashurie” shkruan presidenti krahas fotos me macen.

Por fotoja nuk ka kaluar pa u komentuar nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Me ironi një qytetar i shkruan: "Bën mirë që i shpreh dashurinë maces, por të këshilloj të marrësh në prehër edhe maçokun. E di kush është? Saliu."

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat