Ina Zhupa shpjegon shkarkimet brenda PD

Shqipëria

Ina Zhupa shpjegon shkarkimet brenda PD

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 19:10
Ina Zhupa

“Ka një perceptim të gabuar sikur ne po shkarkojmë njerëzit që mbështesin z. Berisha. Në fakt ata njerëz nuk janë shkarkuar në këto tre muaj që kanë marrë pjesë në foltore… Dje ata kanë vendosur të vetëshkarkohen nga PD duke mos njohur institucionet e PD. Ne do të legalizojmë atë që ata vetë kanë bërë gjatë mitingut në Air Albania të Berishës,” kështu i komentoi zhvillimet e minutave të fundit nga selia e PD, zëdhënësja Ina Zhupa për gazetarin Ardit Hoxha të Euronews Albania.

Është e nevojshme që PD të ndahet një herë e mirë nga çdo aludim për qasje anti-amerikane apo për destabilitet,” tha Zhupa.

Sipas zëdhënëses së PD, anëtarët për të cilët po votohet shkarkimi, nuk po përjashtohen nga partia, por do të zhvishen nga funksionet e tyre zyrtare brenda PD.

Këshilli Kombëtar po voton në mënyrë të fshehtë për propozimin e shkarkimit të anëtarëve të kryesisë që shkelën vendimin e kryesisë dhe organizuan struktura paralele duke marrë pjesë në Kuvendin e organizuar ditën e djeshme nga demokrati Berisha.

Votimi synon shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, të PD Edi Paloka, anëtarëve të kryesisë: Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Oerd Bylybashi, si dhe sekretarëve: Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Kelliçi dhe Ledina Mandia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat