Ulen kreditë e këqija/ Banka e Shqipërisë: Zbriti në 6.35 % në fund të tetorit, më e ulëta që prej 2008

Shqipëria

Ulen kreditë e këqija/ Banka e Shqipërisë: Zbriti në 6.35 % në fund të tetorit, më e ulëta që prej 2008

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Përshpejtimi i aktivitetit ekonomik dhe përmirësimi i gjendjes së bizneseve në vend në muajt e fundit ka rritur aftësinë paguese të tyre duke bërë që kreditë me probleme të vijojnë rënien.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, raporti i huave me probleme ka zbritur në 6.35% në fund të tetorit, norma më e ulët që prej vitit 2008.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur kreditë e këqija arrinin në 8.29% si rrjedhojë e krizës së pandemisë ku shumë biznese u gjendën në vështirësi e rrjedhimisht shumë qytetarë humbën vendet e punës si pasojë e krizës, ky tregues ka rënë me gati 1.94%.

Banka qendrore më herët parashikonte që niveli i kredive me probleme mund të arrinte këtë vit deri në 10%, por të dhënat flasin për një situatë dukshëm të përmirësuar për sistemin bankar.

Mosrritja e raportit të kredive me probleme lidhet jo vetëm me lehtësitë që ndërmori banka një vit më parë me shtyrje të kësteve të kredive për 6-muaj për individët dhe bizneset e prekura nga kriza, por edhe prej masave të zbutura në kuadër të menaxhimit të pandemisë në vend.

Edhe FMN në raportin e fundit për Shqipërinë parashikonte një rritje të huave me probleme që mund të shkonte në 15% në 2021, ku sipas institucionit financiar ndërkombëtar me gjithë presionin e shkaktuar nga pandemia Covid-19 duket se ende nuk është materializuar në efekte të dukshme negative në këtë drejtim.

Por, veç përmirësimit të ekonomisë në tërësi edhe duket se edhe vazhdimi i kredidhënies nga sektori bankar ka dhënë ndikimin e saj në reduktimin e nivelit të kredive të këqija, pasi portofoli i huasë bankare të dhënë deri në fund të tetorit arrinte 651.9 miliardë lekë.

Prej saj, vetë, 41.3 miliardë lekë rezultojnë në segmentin e kredive m,e probleme,ndjeshëm më e ulët se niveli i një viti më parë kur arrinin në të njëjtën periudhë në 49.1 miliardë lekë hua me probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat