Elbasan/ E zhdukur prej një dite, 54-vjeçarja gjendet pa shenja jete në pyll

Shqipëria

Elbasan/ E zhdukur prej një dite, 54-vjeçarja gjendet pa shenja jete në pyll

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Një 54-vjeçare është gjetur e pajetë, në një pyll në fshatin Zavalin të Elbasanit.

Mësohet se 54-vjeçarje ishte zhdukur që prej ditës së djeshme, 12 dhjetor.

"Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 12.12.2021, rreth orës 16:00, shtetasi Th. S., 30 vjeç, banues në fshatin Zavalin, Elbasan, ka bërë kallëzim se ishte larguar nga banesa, tezja e tij, shtetasja P. B., 54 vjeçe, banuese në Zavalin", njofton Policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat