“Janë shqyer dyert, policia nuk erdhi”, Këlliçi: Persona me armë, përgjegjës është Basha

Shqipëria

“Janë shqyer dyert, policia nuk erdhi”, Këlliçi: Persona me armë, përgjegjës është Basha

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 16:28
Belind Këlliçi

Ish-kreu i FRPD-së Belind Këlliçi lëshoi akuza të forta kundër Lulzim Bashës dhe u nis në drejtim të drejtorisë së Policisë së Shtetit për të bërë kallëzim për vjedhje në zyrën e tij. Ai tha se në momentin që u drejtua për të shkuar në zyrë konstatoi se brava ishte ndërruar dhe se materiale dhe sende që kishte brenda ishin vjedhur. Për gjithçka ai bëri përgjegjës Lulzim Bashën.

“Fill pas mbledhjes së komisionit ku nuk kemi cenuar njeri. Kemi shkuar te zyra ime personale, ky zyra ka qenë me brava të ndërruara dhe çelësa dhe e bastisur, zyra ime është vjedhur dhe përgjegjës bëj drejtpërdrejt Lulzim Bashën se askush tjetër nuk e ka kurajën. Janë vjedhur USB me materiale personale dhe do i drejtohem komisariatit për kallëzim penal” tha ai.

Në vijim të deklaratës së tij, Këlliçi sqaroi edhe akuzat për persona të armatosur brenda selisë së PD-së. “Ka pasur persona, të rinj dhe janë ankuar se janë kërcënuar nga persona të armatosur brenda në seli. Që të mbrosh karrigen me dhunë me armë, kjo nuk është normale. Nëse mendojnë se trembemi e kanë gabim”.

Deputeti i PD-së akuzoi edhe policinë e shtetit. “Kam telefonuar dy herë policinë, nuk vjen se nuk i jep leje kryeministri. Policia këtu vjen vetëm për të mbrojtur Lulzim Bashën. Ta gëzojnë edhe nja 6 ditë këtë uzurpimin e selisë se do të shihemi. Ne do të vijojmë punën për referendumin” tha ai. Në selinë e PD-së situata vijon që të jetë mjaft e tensionuar me dy grupet që ndodhet brenda, i Bashës dhe Berishës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat