Bumçi: Në 18 dhjetor do votohet shkarkimi i Bashës, krijojmë front të madh opozitar

Shqipëria

Bumçi: Në 18 dhjetor do votohet shkarkimi i Bashës, krijojmë front të madh opozitar

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 22:27
Aldo Bumçi

Aldo Bumçi i ftuar në emisionin Open mbrëmjen e sotme ka bërë me dije se me datën 18 dhjetor e gjithë anëtarësia do të votojë shkarkimin e Kryedemokratit Lulzim Basha.

Më tej Bumçi thekson se do të krijohet një fron i jashtëzakonshëm opozitar dhe se gara me kryeministrin do të vijë më vonë.

“Partia Demokratike nuk është vetëm e Berishës, por dhe e njerëzve por dhe të atyre që Basha i ka trajtuar si të pavlerë. Kanë krijuar këtë energji këtë shpresë. Do shikojmë se ç’do të ndodhë në 18 dhjetor. Në 18 dhjetor është thirrur anëtarësia nga Shkodra në Sarandë, nga Tropoja në Kolonjë. E gjithë anëtarësia do shprehet për shkarkimin e Bashës. Ai është votuar një anëtar një votë, ai nuk thirri një votëbesim në 3 muaj,

Në qendrat e Vlorës, Shkodrës, do dynden për të dhënë shpresë. Projekti që unë përmenda nuk nënkupton një projekt të Berishës, nuk do të ishte e madhe. Në 2005 Berisha ndërtoi një parti me kundërshtarë të fortë. I ftoi dhe bëri një PD të madhe. Është një njeri me vepra. Do kemi një garë, për kryeministrin vjen më vonë. Do krijohet një fron i jashtëzakonshëm opozitar”, u shpreh Bumçi.

Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha dy ditë pas Kuvendit të 11 dhjetorit zhvilloi sot një mbledhje në selinë blu bashkë me 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.

Ai deklaroi se me zyrën e Bashës nuk ka askush punë, por deklaroi se “sot vijmë këtu për të bërë një mbledhje. Deputeti Basha deri më datën 18 duhet të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e kombit”.

Kujtojmë se, të shtunën në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha u shkarkua Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike.

Pas ndryshimit të Statutit dhe shkarkimit të anëtarëve të Kryesisë të partisë, Kuvendi i thirrur nga Berisha do të mblidhet sërish për të mbajtur referendum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat