Arrestimi i Lefter Kokës, Tabaku: PD ka denoncuar inceneratorët që në nëntor të 2017

Shqipëria

Arrestimi i Lefter Kokës, Tabaku: PD ka denoncuar inceneratorët që në nëntor të 2017

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 14:51
Jorida Tabaku

SPAK ka arrestuar ditën e sotme ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Kokën, si pjesë e një hetimi ndaj inceneratorëve të denoncuar nga LSI. Ish-ministri akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. 

Për inceneratorët është ngritur në Parlament edhe një komision hetimor, kryetare e së cilës është Jorida Tabaku. 

Kjo e fundit ishte këtë të martë e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ku tregoi të gjithë betejën ligjore që PD ka ndërmarrë ndaj siç e quan ajo “aferës së inceneratorëve”. Tabaku tha se në Komision, ka pasur mungesë të theksuar informacionesh. Ajo tha se deri më tani janë në fazën e mbledhjes së informacioneve e në dy javët në vijim do të nisin me planin tjetër të veprimit. Një tjetër betejë e rëndësishme e PD sipas Tabakut është dhe Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. 

“PD e denoncoi për herë të parë aferën e inceneraotëvre në nëntor të vitit 2017 pasi kishim analizuar dokumentacionin për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit. Atëherë bëra një interpelancë me ministrin Damian Gjiknuri, por ajo përfshinte edhe ministrinë e Mjedisit dhe tre bashkitë përkatëse. Ne e kemi denoncuar këtë aferë çdo ditë. 

Ne kemi bërë debate parlamentare për të ngritur komisionin hetimor, e kur e ngritëm kishte një rezistencë të madhe për të dhënë të dhëna. Janë dhënë pa procedura dhe në shkelje të ligjit dhe me kosto të fyera. 

Kostot janë të panumërta. Ne kemi mbyllur fazën e parë të punës së mbledhjes së informacioneve dhe luftën më të madhe e kemi pasur për të mos na dhënë informacionin. E kemi mbyllur këtë fazë dhe në 2 javët në vijim do të nisim me planin tjetër të veprimit”, tha Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat