Meta: Janë rritur çmimet ushqimeve, shërbimet e transportit dhe shpenzimet familjare për shëndetësinë

Shqipëria

Meta: Janë rritur çmimet ushqimeve, shërbimet e transportit dhe shpenzimet familjare për shëndetësinë

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 15:26
Presidenti i Republikës Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ shkruan se buxheti i vitit 2022 është anti-social.

Sipas Metës me këtë buxhet nuk ka rritje për ndihmën ekonomike, pensionet në fshat apo qytet, ndërsa thekson se janë rritur çmimet me 4.5%.

Statusi:

“Buxheti 2022” është ANTISOCIAL.

Janë RRITUR:

Çmimet e ushqimeve 4.5%;

Shërbimet e transportit 6.9%;

Shpenzimet familjare për shëndetësinë 28%.

Qeveria ZERO rritje reale për:

Ndihmën ekonomike;

Pensionet në fshat dhe qytet;

Pagat për 71% të administratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat