Vasili: Dje u arrestua një bisht periferik, anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal janë të lirë

Shqipëria

Vasili: Dje u arrestua një bisht periferik, anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal janë të lirë

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 15:38
Vasili

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve për koncesionin kontrovers të incineratorit të Elbasanit.

Ndërkohë nënkryetari i LSI, në një deklaratë për mediat është shprehur se Koka  ishte vetëm një nga të arrestuarit pasi sipas tij anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal, që janë përfshirë në këtë aferë janë të lirë.

Ai tha se kjo është një aferë, ku janë të përfshirë persona dhe kompani, dhe sipas tij  SPAK duhet të veprojë në mënyrë të menjëhershme.

Petrit Vasili: E vetmja gjë që të gjithë shqiptarët  prisnin, ishte që në mënyrë të rrufeshme  SPKA të bënte izolimin e menjëhershme, vënien para përgjegjësisë, arrestimin sekuestrimin dhe muaj e muaj më parë të gjithë duhet të ishin para drejtësisë.

Sot jemi para një fakti tjetër të rëndë, që një bisht periferik u arrestua, të gjithë anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal, në të gjithë nivelet e tij, kryeministror, ministror, bashkiak e të tjerë vazhdojnë të jenë aty. Kjo është një aferë ku janë përfshirë dhjetëra persona, kompani, struktura qeveritare. Është afera më e rëndë e shekullit të cilën LSI në tre denoncime të njëpasnjëshme,  imponuan SPAK që të lëviz pak gishtin. Kjo aferë nuk pret më, veprimi duhet të jetë i rrufeshëm dhe i menjëhershëm

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat